Shërbimet

PËRFITIMET PËR JUTë përkushtuar për t'ju ofruar shërbime cilësore

Analizat

Shfrytëzoni laboratorët cilësorë dhe ekspertizën tonë.

Metodologjia

Ne zbatojmë metodologji bashkëkohore të ekspertimit.

Protokolle Strikte

FCA mbështetet në standarde rigoroze të cilësisë.

Teknologjia

Ekspertët tanë përdorin mjete të standardeve ndërkombëtare.

ADNLaboratori i ADN-së

Ne jemi e vetmja Qendër Kriminalistike e pavarur që realizon analizën e ADN në Shqipëri.

Në laboratorin e ADN kryhen ekzaminime lidhur me:

  • Analiza të ADN–së kriminalistike, përfitim i rezultateve cilësore nga provat me natyre biologjike, konsulencë dhe interpretim i analizës së ADN në procese Penale e Civile, apo sipas kërkesave individuale jashtëgjyqësisht , ashtu si dhe prezantim i provës biologjike në mënyre të paanshme dhe të thjeshtë për t’u kuptuar.
  • Përcaktim i lidhjeve gjenetike midis breznive prind – fëmijë, gjysh – nip/ mbesë, etj, dhe interpretim statistikor e shkencor bazuar në ligjet e trashëgimisë Mendeliane.

EKSPERTIM GRAFIK - TEKNIKLaboratori i ekspertimeve grafike të shkrimit, nënshkrimit dhe ekspertimeve teknike të dokumenteve

Në këtë laborator kryhen:
  • Ekzaminimi kriminalistik i dorëshkrimeve të teksteve apo të nënshkrimeve (emër, mbiemër, firmë) në dokumente të ndryshme, gjatë proceseve penale, civile apo jashtëgjyqësisht, duke bërë të mundur identifikimin kriminalistik (ose përjashtimin) e autorëve dorëshkrues.
  • Ekzaminimi kriminalistik i teksteve të shtypshkruara duke bërë të mundur përcaktimin e makinës së shkrimit, përcaktime nëse dy apo më shumë dokumente janë shkruar apo jo nga e njëjta makinë shkrimi, identifikimin e makinës së shkrimit në një dokument, etj.
  • Ekzaminimi kriminalistik i vulave apo i stampave të përdorura në dokumente të ndryshme, si ato shkresore zyrtare apo në dokumente të tjera, si dokumente udhëtimi, identiteti, etj.
  • Ekzaminimi teknik kriminalistik i dokumenteve zyrtare e dokumenteve të tjera të natyrave të ndryshme, si dokumente të udhëtimit, të identitetit, të kartëmonedhave, etj, për të përcaktuar origjinalitetin ose jo, apo për të kryer përcaktime të tipit nëse ka apo jo ndërhyrje korrigjuese, shtesa, montime të plota apo të pjesshme të elementëve përbërës, etj.

EKSPERTIM TRANSEOLOGJIK - BALISTIKLaboratori i ekspertimeve traseologjike dhe balistike

Në këtë laborator kryhen:
  • Ekzaminimi kriminalistik i gjurmëve të këmbëve, veglave të thyerjes, etj, të thelluara apo sipërfaqësore, për të bërë të mundur përcaktimin e vlefshmërisë së tyre dhe më tej për të kryer identifikimin ose përjashtimin e objektit konkret.
  • Ekzaminimi kriminalistik i provave materiale balistike si predha, gëzhoja, armë zjarri apo sportive, etj, për të bërë të mundur përcaktime të tilla si gjendja teknike dhe përshtashmëria e armës për qitje, identifikimin e predhës apo të gëzhojës me armën e dyshuar, përcaktimin e drejtimit dhe të pozicionit të qitjes, etj.
  • Ekzaminimi i numrave të fshirë në metale (si numrat e shasive të automjeteve, numrat e armëve të zjarrit, etj), duke bërë të mundur përcaktimin nëse numri është origjinal apo nëse në të ka ndërhyrje, përcaktimin e numrave apo të karaktereve të mëparshme, etj.

EKSPERTIM DAKTILOSKOPIKLaboratori i ekspertimeve daktiloskopike

Në këtë laborator kryhet:
  • Ekzaminimi kriminalistik i gjurmëve papilare (të duarve dhe të këmbëve) të gjetura e të fiksuara në ambiente apo në objekte të ndryshme (ashtu si edhe gjurmë gishtash të vendosura si nënshkrime në dokumente), duke bërë të mundur përcaktimin e vlefshmërisë së tyre dhe më tej për të kryer identifikimin ose përjashtimin e personave konkretë.

EKSPERTIM VIDEO - FOTOGRAFIKLaboratori i ekspertimeve të video-fotografisë

Në këtë laborator kryhen:
  • Ekzaminimi i imazheve dhe i pamjeve video duke mundësuar përcaktime individuale të personave apo të objekteve: Nëpërmjet softuer-ëve të avancuar (të destinuar për fushën e kriminalistikës), ne importojmë dhe ekzaminojmë çdo lloj formati imazhi dhe video nga celularët, kamerat dixhitale, ashtu si edhe formatet më të përdorura të CCTV/DVR, duke bërë të mundur përcaktime individuale të objekteve dhe të personave (si targat e automjeteve, pamjet e personave, etj), por edhe analizojmë detaje specifike në brendësi të imazheve si dhe kryejmë përcaktime të gjatësisë së të dyshuarve apo të objekteve në vendngjarje.
  • Identifikimi i personit me anë të fotografisë:  Nëpërmjet softuer-ëve të avancuar ne kryejmë identifikimin e personit me anë të fotografisë së disponuar individualisht, apo ekstraktimin e saj prej pamjeve video të rregjistruara më parë, pamjeve video në regjistrim online (Polyface dhe SKV), etj.

Rrjedha e Procesit

https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2020/04/experience_01.png