Rreth FCA

RRETH NESHForensic Center Albania - FCA SH.P.K. u themelua më 20 Nëntor 2019 dhe është e rregjistruar në QKB me NIPT L92403003G.

Selia e qendrës ndodhet në Tiranë, por aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Objekti kryesor i veprimtarisë së FCA është kryerja e ekzaminimeve shkencore kriminalistike për llogari të procesit penal e civil, për personat fizikë e juridikë.  Gjithashtu FCA kryen edhe trajnimet për formimin, përgatitjen e kualifikimin e ekspertëve kriminalistë për fushat e ndryshme të ekspertimit kriminalistik.

EKSPERIENCAPersoneli ynë me përvojë zotëron mjetet e duhura për të kryer të gjitha nivelet e ekspertimeve.

Klientët të cilëve u shërbejmë janë gjykatat dhe prokuroritë e të gjitha niveleve, Shërbimi Ligjor Falas TLAS (OJF), Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë, Instituti dhe Shoqata e Dedektivëve Privatë, etj, ashtu si edhe çdo person fizik apo juridik.

Për realizimin e analizave dhe të ekspertimeve kriminalistike, ne i kushtojmë rëndësi parësore rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve teknike nëpërmjet furnizimit me programe kompjuterike, ashtu si edhe me pajisjet e mjetet e nevojshme materiale bashkëkohore të standardeve ndërkombëtare.

FCAVlerat që Promovojmë

Specialistët tanë janë të kualifikuar e të certifikuar brenda dhe jashtë vendit, sipas profilizimeve dhe specifikës përkatëse. Tek FCA gërshetohet përvoja me kualifikimin e vazhdueshëm si dhe me përdorimin e teknikave e të metodave bashkëkohore në fushën e ekspertimit kriminalistik.
EKSPERTËT TANË
Duke qenë se gjatë veprimtarisë sonë vihemi në kontakt me të dhëna të natyrës sensitive apo edhe me të dhëna të klasifikuara "sekret" të niveleve të ndryshme, FCA është rregjistruar tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe njëkohësisht specialistët tanë janë të pajisur me Certifikata Sigurie nga ana e DSIK (sipas niveleve të përcaktuara).
KONFIDENCIALITETI
Që në fillimet e aktivitetit është ngritur dhe funksionon Sistemi Menaxhimit të Cilësisë "SMQ" të ekspertimeve kriminalistike, sipas kërkesave të Standarteve Ndërkombëtare ISO. Për këtë arsye Forensic Center Albania, duke nisur nga muaji Nëntor 2020, është certifikuar nga ICDQ Italy me Certifikatën Nr. 177/20. Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë për ekzaminimet kriminalistike është konform Standardit UNI–EN–ISO 9001:2015.
SISTEMI I CILËSISË
Ne po punojmë për të përmbushur kriteret e kërkesave të Standardit Ndërkombëtar EN–ISO 17025:2017, me synimin për t'u akredituar për këtë Standard.
SFIDA JONË

SHËRBIMETEkzaminimet dhe Analizat

https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2020/03/service_3.jpg
ANALIZA TË ADN-SË KRIMINALISTIKE, NË KONFLIKTE PËR KUNDËRSHTIM DHE NJOHJE ATËSIE E AMËSIE, PËRFTIM I PROFILIT TË ADN-SË NGA MBETJET BIOLOGJIKE HUMANE, ETJ
https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2021/12/doc-forensic.jpg
EKSPERTIME GRAFIKE SHKRIMI E NËNSHKRIMESH SI EDHE TEKNIKE DOKUMENTESH
https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2021/12/ballistic.jpg
EKSPERTIME TRASEOLOGJIKE DHE BALISTIKE
https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2021/12/daktiloskopik.jpg
EKSPERTIME DAKTILOSKOPIKE
https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2021/12/nr-metale.jpg
EKZAMINIMI I NUMRAVE NË METALE
https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2021/12/video-forensics-1.jpg
EKZAMINIMI I IMAZHEVE DHE PAMJEVE VIDEO DUKE MUNDËSUAR PËRCAKTIME INDIVIDUALE TË PERSONAVE APO TË OBJEKTEVE

NA KONTAKTONIKërkesë për shërbim

    Emri Juaj *
    Adresa Email *
    Shërbimi i kërkuar *
    Mesazhi