QENDRA KRIMINALISTIKEForensic Center
Albania - FCA

https://forensic.al/site/wp-content/uploads/2020/06/home_hero_detail.jpg

Laboratorët dhe Ekspertiza

Laboratori i ADN-së

ADNLaboratori i ADN-së

Forensic Center Albania është e vetmja Qendër Kriminalistike e pavarur që realizon analizën e ADN-së në Shqipëri, duke përfshirë të gjitha proceset shoqëruese.
Grafike & Teknike

EKSPERTIMEGrafike & Teknike

Ekzaminim i dorëshkrimeve / nënshkrimeve; teksteve të shtypshkruara; vulave / stampave; ekzaminim teknik i dokumenteve zyrtare.
Traseologjike & Balistike

EKSPERTIMETraseologjike & Balistike

Ekzaminimi i gjurmëve, veglave të thyerjes; predhave, gëzhojave, armëve të zjarrit apo sportive; ekzanimini i numrave të fshirë në metale, etj.
Daktiloskopike

EKSPERTIMEDaktiloskopike

Ekzaminimi i gjurmëve papilare (duar/ këmbë) të gjetura në ambiente / objekte, duke përfshirë gjurmë të gishtave të vendosura si nënshkrime në dokumente.
Foto & Video

EKSPERTIMEFoto & Video

Ekzaminim i imazheve dhe pamjeve video të çdo lloj formati, duke përfshirë analizimin e detajeve specifike. Identifikim, nëpërmjet softuerëve, i personit me anë të fotografisë.
Oraret e Shërbimit

Hën

9am - 5pm

Mar

9am - 5pm

Mër

9am - 5pm

Enj

9am - 5pm

Pre

9am - 5pm

Shtu - Die

Mbyllur

RRETH NESH“Forensic Center Albania - FCA” ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Objekti kryesor i veprimtarisë është kryerja e ekzaminimeve shkencore kriminalistike të të gjitha llojeve për llogari të procesit penal e civil, për personat fizikë e juridikë. Gjithashtu FCA kryen edhe trajnimet për formimin, përgatitjen e kualifikimin e ekspertëve kriminalistë për fushat e ndryshme të ekspertimit kriminalistik.

Personeli ynë i certifikuar e me përvojë zotëron mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për të kryer kqyrjen dhe fiksimin e vendit të ngjarjes, ashtu si edhe të provave materiale e të gjurmëve të ndryshme të personave apo sendeve të përdorura prej tyre, duke përdorur teknikat dhe metodat bashkëkohore në fushën e ekspertimit kriminalistik.

PËRFITIMET PËR JUTë përkushtuar për t'ju ofruar shërbime cilësore

Analizat

Shfrytëzoni laboratorët cilësorë dhe ekspertizën tonë.

Metodologjia

Ne zbatojmë metodologji bashkëkohore të ekspertimit.

Protokolle Strikte

FCA mbështetet në standarde rigoroze të cilësisë.

Teknologjia

Ekspertët tanë përdorin mjete të standardeve ndërkombëtare.

Shërbimet

NA KONTAKTONIKërkesë për shërbim

    Emri Juaj *
    Adresa Email *
    Shërbimi i kërkuar *
    Mesazhi